Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë dhe aktivistë të subjektit politik, ka marrë pjesë sonte në një takim të organizuar në familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.
Në këtë tubim, të pranishëm ishin familjarë, miq dhe përkrahës të kandidates, me të cilët u zhvillua një bashkëbisedim rreth progresit dhe zhvillimeve të deritanishme në komunë, si dhe për vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm. Kryetari Ahmeti theksoi se ky vizion bazohet në punë konkrete për Lipjanin, përtej fjalëve.
Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaturën e Arjeta Shillova-Sadikut, duke theksuar se një mësuese me rezultate të shkëlqyera në arsim do të japë kontribut të veçantë në Asamble, sidomos në fushën e arsimit.
“Lipjani fiton kur profesionistë si Arjeta marrin përgjegjësi për të ardhmen”, u shpreh Ahmeti, duke i uruar suksese kandidates së tij në garën për Asamblenë Komunale.