Zëvendëskancelari gjerman kërkon shqyrtimin e mundësisë për ndalimin e AfD-së

by engel

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), pas publikimit të dëshmive të reja nga shërbimet vendëse të inteligjencës.

“Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë,” deklaroi ai për Funke Media Group. “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses, kjo duhet të vendoset në bazë të gjetjeve të agjencive të inteligjencës,” shtoi Klingbeil.

banner

Si bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, Klingbeil theksoi se shteti nuk mund të qëndrojë pasiv nëse një parti me ide të ekstremit të djathtë synon të minojë demokracinë gjermane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy