Ermal Krasniqi shumë afër transferimit tek skuadra polake

by Nexhat

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është shumë pranë largimit nga Sparta Praga, ndërsa transferimi i tij te Legia e Varshavës po bëhet gjithnjë e më konkret. 

Lajmi është raportuar të dielën nga gazetari polak Konrad Ferszter, i cili bën të ditur se Krasniqi tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore me klubin polak. 

banner

Sipas tij, bisedimet mes Spartës dhe Legias janë në fazën përfundimtare, dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të ndodhë shumë shpejt

Krasniqi, që luan si sulmues krahu i majtë, ka pasur një situatë të vështirë te Sparta së fundmi, në shtatë ndeshjet e fundit në elitë ka qëndruar në stol pa luajtur asnjë minutë

Ai ishte titullar vetëm në javën e parë ndaj Jablonecit, por u zëvendësua pas pjesës së parë. Pasi Brian Priske nuk e sheh më në planet e tij për skuadrën. 

Ndërkohë, trajneri i Legias, Edi Iordanescu, po insiston që ta afrojë në ekip futbollistin nga Kosova, pasi beson se Krasniqi mund të sjellë cilësi dhe thellësi në repartin ofensiv të skuadrës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy