Gasperini pas fitores ndaj Bologna-s: Roma tashmë ka një identitet

by Nexhat

Trajneri i AS Romës, Gian Piero Gasperini, është shprehur i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Bolognas në ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A.

Golin e vetëm të takimit e realizoi debutuesi Wesley, pak pas fillimit të pjesës së dytë.

banner

Pas sfidës, Gasperini tha se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Bologna-n.

“Pashë fokus dhe unitet të madh nga të gjithë. Luajtëm mirë në gjysmën e parë kundër një kundërshtari të fortë. Pas golit patëm raste për të mbyllur ndeshjen. Jam i kënaqur. Ishim më të saktë në pozicionim dhe në lëvizje. Kjo skuadër tashmë ka një identitet, por duhet të përmirësohemi në detaje. Si fillim, jam shumë i kënaqur me të gjithë. E nisëm mirë, kjo nuk do të thotë asgjë, por na jep besim”, u shpreh tekniku.

Ai foli edhe për atmosferën në stadium.

“Stadiumi është i mrekullueshëm, por këtë herë edhe ndeshja ishte e denjë për të. U mundova të qëndroja i përqendruar pa emocione të tepërta, sepse e dija që do të ishte e vështirë. Filluam mirë dhe ky është një hap i parë i rëndësishëm”.

Një nisje pozitive për Romën e Gasperinit, që synon ta ndërtojë hap pas hapi identitetin e skuadrës nën drejtimin e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy