Neymar i pafat, lëndohet dhe rrezikon të mos grumbullohet me kombëtaren

by Nexhat

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo. 

Ylli me numrin 10 thuhet se ka ndier dhimbje gjatë një aktiviteti të zhvilluar të enjten dhe pas ekzaminimeve mjekësore, dëmtimi është konfirmuar. 

banner

 Si rezultat, rikthimi i tij në kombëtaren braziliane mund të mos ndodhë, siç ishte parashikuar. 

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, do të shpallë listën e lojtarëve për ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 të hënën e ardhshme, dhe prania e Neymar në listë do të vlerësohet në varësi të gjendjes fizike. 

Neymar pritet të rikthehet te Santos më 31 gusht, në ndeshjen ndaj Fluminense që do të luhet në Vila Belmiro, në kuadër të Brasileiraos.  

Ai tashmë ka nisur trajtim mjekësor, por sipas burimeve, nuk pritet të marrë pjesë në stërvitjet e para të javës së ardhshme, për shkak të dëmtimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy