Dy jetë të reja janë shuar pas një aksidenti fatal që ndodhi mbrëmjen e të dielës në Sarandë, ndërsa një vajzë tjetër ka mbetur e plagosur.
Viktimat dhe të aksidentuarat: Ela Dhimaku, 22 vjeçe, drejtuesja e mjetit Lancia; motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, pasagjere në të njëjtin mjet.
E plagosur është Antonela Zhupa, 24 vjeçe, e cila udhëtonte bashkë me dy motrat dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim mjekësor.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia” në Sarandë.
Nw aksiddent janë përfshirë një mjet Lancia dhe një automjet Audi, me drejtuesin e këtij të fundit, 23-vjeçarin Kevi Norra.
Në vendngjarje kanë reaguar shumë shërbime emergjente për të nxjerrë trupat nga mjetet dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit.
Deri më tani, rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta dhe një hetim për ngjarjen vazhdon të kryhet.
Autoritetet lokale dhe policia vijojnë hetimet për të saktësuar shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar mënyrën e ngjarjes. Bëhet edhe apel për qytetarët që të japin dëshmi dhe informacione shtesë në lidhje me evazionet apo sinjalet që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj ngjarjeje.