Fletushka me mesazhe nacionaliste shfaqen në Mitrovicën e Veriut

by Nexhat

Para disa banesave në Mitrovicën e Veriut mëngjesin e sotëm janë shpërndarë fletushka me përmbajtje nacionaliste, të shkruara në gjuhën serbe.

Në njërën prej tyre thuhet: “Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”.

banner

Mesazhi vijon me thirrje drejtuar qytetarëve serbë që të vendosin flamuj nëpër shtëpi, ballkone e dritare, si shenjë e përkatësisë kombëtare:

“POPULL, ERDHI KOHA! Serbia nuk është lodër e askujt. Mjaft me heshtjen e kokat ulur. Kur populli ynë dëbohet, kur na shkelen të drejtat e dinjiteti, është detyrë e secilit prej nesh të tregojë besimin e tij. Le ta dinë se jemi këtu, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri në erë!”

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, e ka konfirmuar shpërndarjen e këtyre materialeve, por ka sqaruar se nuk janë gjetur elemente për të hapur rast lidhur me këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy