Fillojnë punimet për përmirësimin e rrugëve rurale në Gjakovë

by Nexhat

Në fshatrat Rezine, Doblibare dhe Berdosane kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugëve rurale, një hap i rëndësishëm për lidhjen më të mirë të komuniteteve në këtë rajon.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në njoftimin e tij tha se në Rezine, Doblibare dhe Berdosane sot u ndezën motorët e makinerive për një tjetër kapitull të rëndësishëm në infrastrukturën rurale të Gjakovës.

banner

Ai bëri me dije se janë planifikuar të përfundojnë 8 akse rrugore me gjatësi prej 1.7 kilometrash, që do të lidhen për të përmirësuar qasjen mes shtëpive dhe fshatrave për banorët

Gjini theksoi edhe rëndësinë e këtij investimi, duke thënë se “me një investim prej 150,000 €, po sjellim standardin e rrugëve të denja për këta banorë që vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën në fshat.”

Ai përmbylli mesazhin me optimizëm për zhvillimin e mëtejshëm të zonës. “Gjakova po ecën përpara, gur për gur, rrugë pas rruge”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy