Muriqi rikthehet titullar kundër Real Madridit në “Bernabeu”

by jonzefaj

Vedat Muriqi do ti prijë sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Real Madridit, pasi do të jetë startues në këtë përballje të rëndësishme.

Sulmuesi i Kosovës i mungoi Mallorcas në barazimin 1:1 ndaj Celta Vigos për shkak të suspendimit, dhe do të jetë gati për duelin e këtij vikendi.

banner

Ndeshja Real Madrid – Mallorca, do të luhet të shtunën prej orës 21:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe i takon xhiros së tretë të La Ligas.

Muriqi këtë sezon ka vetëm 39 minuta lojë, pasi në ndeshjen e parë u ndëshkua me karton të kuq në humbjen e Mallorcas 3:0 nga Barcelona.

31-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Mallorca, ekip që ka tubuar një pikë pas dy ndeshjeve kampionale.

Krahas Muriqit, titullar te Mallorca ndaj Real Madridit pritet të jetë edhe mbrojtësi Marash Kumbulla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy