“Shembja e objekteve të paligjshme s’do të ndalet”, Rama: Paketë masash për tkurrjen e këtij fenomeni

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se puna për shembjen e objekteve pa leje, nuk do të ndalet. Shefi i qeverisë paralajmëron paketë të re masash për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës në nivele të ndryshme.

Rama ka ndarë gjithashtu pamjet nga prishja e një objekti në Kepin e Rodonit.

banner

Rama: Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë. Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy