Sylvinho i beson talentit shqiptar, Cristian Shpendi, ftohet për ndeshjet e shtatorit

by jonzefaj

Cristian Shpendi ka marrë ftesë zyrtare nga Sylvinho që t’i bashkohet Shqipërisë për takimet e radhës të muajit shtator.

Kuqezinjtë do të ndeshen më 4 shtator me ekipin e Gjibraltarit (miqësore) ndërsa pesë ditë më pas sfidojnë Letoninë për tri pikë që vlejnë në fushatën e Eliminatoreve të Botërorit 2026.

banner

Për këto dy takime skuadra e lista e komisarit teknik brazilian ka një risi të sigurt pasi përtej Adriatikut janë njoftuar për ftesën që i ka ardhur Cristian Shpendit nga Kombëtarja e rriturve.

Ambienti kuqezi nuk është diçka e re për sulmuesin e talentuar të Çezenës, i cili ka veshur fanellën e Kombëtares U-21 në tetë precedentë ku ka shënuar edhe një gol. Ftesa e Sylvinho-s është një vlerësim për Shpendin, i cili me Çezenën ka shënuar 37 gola në 103 takime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy