Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, realizoi një operacion të suksesshëm në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), më datë 24.08.2025, duke ndaluar një autobus me targa NP që shërbente linjën Mitrovicë–Beograd.
Në katin e parë të autobusit u gjetën 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare. Në katin e dytë, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje në Kosovë, u identifikuan 18 shtetas të huaj.
Hetimet parësore dhe intervistat me personat përgjegjës vwrtetuan një përpjekje të qëllimshme për kontrabandë të migrantëve. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi, B. D., kanw tentuar të shmangin përgjegjësinë mirwpo dëshmitë tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.
Gjendja e shtetasve të huaj:
5 shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.
6 shtetas nga Bangladeshi kishin viza pune, por ndodhen në proces largimi nga Kosova.
7 shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin drejt Serbisë dhe më tej drejt vendeve të BE-së.
Te dyshuarit u intervistuan në prani të avokatëve mbrojtës dhe janë marrë në mbajtje.
Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës konfirmoi se është e përkushtuar në luftën kundër migrimit të paligjshëm, kontrabandës me njerëz dhe çdo veprimtari që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues.
Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe identitetet e të përfshirëve, ndërsa masat ndërkombëtare dhe ndërlidhjet me organe të tjera përkriptohen sipas nevojave të procesit.