Auditori i Përgjithshëm ka prezantuar një raport me gjetje faktike rreth regjistrimit dhe kontraktimit të konsumatorëve të Termokos, ngrohjes qendrore të Prishtinës.
Sipas raportit, nga 25,115 konsumatorë aktivë të regjistruar në vitin 2024, vetëm 14,733 kishin kontrata lidhur me shërbimet e energjisë termike (rreth 59%), ndërsa 10,382 përdorues të tjerë gëzojnë shërbime pa kontrata. Gjithashtu, janë regjistruar 13 konsumatorë me përshkrimin “NN” që nuk përputhen me emërtime të personave fizikë ose juridik, me një borxh total për këta konsumatorë deri më 31.12.2024 që arrin 27,011 euro.
Pikat kyqe nga gjetjet e auditorit:
Numri total i konsumatorëve aktivë në 2024: 25,115. Konsumatorët me kontrata: 14,733 (rreth 59%). Konsumatorët pa kontrata: 10,382. Konsumatorët me shënimin “NN”: 13 raste, borxhi i tyre deri në 31.12.2024 në total 27,011 euro.
Pengesa kryesore për zbatimin e masave ndaj borxhit dhe për të identifikuar detajet e konsumatorëve është mungesa e kontratave dhe regjistrimi me të dhëna jo të plota.
Auditori rekomandon se Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë lidhjen e kontratave me të gjithë konsumatorët që përfitojnë shërbime nga Termokos dhe të shmanget regjistrimi me identifikues të papajtueshëm (“NN”). Termokos ka pranuar raportin e Auditorit më 09.06.2025 dhe e ka konfirmuar pranimin, kështuqë tani e tutje pritet nga Termokos që të jep përgjigje në gjetjet e auditorit.
ZKA dhe Auditori theksojnë nevojën për një regjistrim të saktë të konsumatorëve dhe një sistemi të konsoliduar kontraktimi, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-052 për energjinë termike dhe rregullat e ZRRE-së.
Auditori sugjeron aplikimin e masave për të parandaluar mbivlerësimin e borxheve dhe për të siguruar pagesa të sigurta nga konsumatorët që përfitojnë shërbime nga Termokos.
Termokos dhe autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin hapa për të lidhur kontrata me të gjitha konsumatorët që përfitojnë shërbime, për t’i përshtatur operacionet me kërkesat ligjore dhe rregulloret e ZRRE-së.
Synimi është që të shmanget krijimi i borxheve të pashlyeshme dhe të rritet transparenca në faturimin dhe menaxhimin e konsumatorëve në shërbimin e ngrohjes.