Një ngjarje e rëndë grabitjeje ka tronditur qytetin e Prizrenit të dielën pasdite. Tre personë të paidentifikuar hynë në banesën e një shtetese të huaj dhe e kërcënuan, duke sulmuar viktimën dhe duke i marrë asaj një shumë parash dhe sende elektronike.
Rreth orës 15:30, në rrugën Ibrahim Rugova, Prizren është sulumuar jë shtetase e huaj, identiteti i të cilës nuk publikohen të dhënat personale për shkak të rikujtimit të privatësisë. Sulmi i krye nga tre persona të paidentifikuar, të cilët hynë me forcë në banesë.
Është raportuar se reth 2000 euro para të gatshme, një iPhone 16 Pro (vlerë rreth 1100 euro) dhe një Samsung Galaxy A71 (rreth 200 euro) janë grabitur nga banorja.
Pas ngjarjes, viktima u dërgua në një ambulantë mjekësore për trajtimin e dëmtimeve dhe u intervistua nga hetuesit me ndihmën e përkthyesit.
Rasti tashmë është klasifikuar si grabitje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe autorët po kërkohen aktivisht nga organet e ligjrit.
Zyrtarët e policisë po ndërmarrin veprime hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, viktima po merr kujdesin mjekësor dhe do të vazhdojë të konsultohet me të gjitha institucionet kompetente gjatë procesit të hetimeve.

