Veton Berisha: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qëllim të mirë për të dalë nga situata aktuale

by informim peje

Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, ishte i ftuar në emisionin “Frontal” të T7. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje po përmbush disa propozime, por sipas tij, qëllimi i tyre nuk është i sinqertë për të kaluar situatën aktuale.

“Ata po dalin me propozime dhe ne po i përmbushim obligimet e tyre. Është e drejtë e tyre, por është e paqartë sepse nuk kanë shumicën dhe nuk bëjnë konsultime gjithëpërfshirëse për një propozim konsensual. Në këtë rast, nuk duket që kanë qëllim të mirë për të ecur përpara”, tha Berisha.

banner

Ai shtoi se mënyra si bëhen propozimet është jokolegiale, duke theksuar se ai do të votojë, por ka emra që nuk do t’i mbështeste.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë pa kryeparlamentar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimet e saj. Partia që fitoi zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt nuk ka shumicën në Parlament.

PDK dhe AAK janë deklaruar se do të votojnë disa emra për kryeparlamentar, ndërsa LDK është kategorikisht kundër votimit të çdo kandidati pa arritur një marrëveshje politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy