Vjosa Osmani: Kosova 97% e gatshme për t’u bërë pjesë e BE-së

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për transmetuesin polak TVP World gjatë Forumit të Alpbachut, ka deklaruar se Kosova është pothuajse tërësisht e përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi 97 deri në 100 për qind gati për t’u bërë pjesë e BE-së. Problemi qëndron vetëm te disa pengesa politike, pasi pesë shtete anëtare ende nuk e njohin Kosovën,” theksoi Osmani.

banner

Ajo theksoi se pavarësisht frustrimeve të qytetarëve, Kosova nuk do ta humbasë durimin: “Përkundrazi, do të punojmë edhe më shumë.”

Osmani ngriti edhe çështjen e standardeve të dyfishta brenda BE-së, duke përmendur Serbinë, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndonëse aspiron integrimin evropian. “Serbia është një shtet agresor, ndërsa Rusia po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor,” tha presidentja.

Ajo e pranoi se nuk është e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj si Serbia, por theksoi se vendi ynë mbetet i sigurt dhe i vendosur për të ecur përpara drejt BE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy