48 orët e ardhshme vendimtare për Alexander Isak, Liverpool nuk heq dorë për ta transferuar

by Nexhat

Liverpooli është gati të vazhdojë bisedimet me Newcastle për Alexander Isak brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme, sipas Fabrizio Romanos.

“Të Kuqtë” mbeten të vendosur për të arritur një marrëveshje për sulmuesin suedez këtë verë, por janë gjithnjë e më të frustruar pasi kanë pritur pothuajse një muaj që Newcastle të japë dritën jeshile.

banner

Isak ka qenë i qartë për dëshirën e tij për t’u larguar, ndërsa Liverpooli tashmë ka parë të refuzohet oferta e vetme prej rreth 130 milionë eurosh

Megjithatë, klubi nga Merseyside nuk po heq dorë nga shpresa për të siguruar nënshkrimin e tij para se të mbyllet afati kalimtar.

Mediat angleze shkruajnë se oferta do të rritet në 150 milionë euro, një rekord britanik. Sulmuesi ende kërkon largimin me çdo kusht

Nga ana tjetër, Newcastle vazhdon të qëndrojë i palëkundur në qëndrimin e vet, me raportet e fundit që sugjerojnë se preferenca e klubit është ende ta mbajë yllin e tyre pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Liverpooli. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy