Një burrë 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Qeskov të Klinës. Viktima është identifikuar si Tahir Berisha, i cili jetonte i vetëm dhe prej rreth 10 ditësh nuk kishte pasur kontakt me familjarët.
Ngjarja u raportua më 25 gusht, rreth orës 15:30, nga një e afërme e tij që njoftoi Policinë. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor i QMF Klinë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku konstatoi vdekjen, por e cilësoi si të dyshimtë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është klasifikuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

