Agron Demi: Qasja e Vetëvendosjes ndaj RTK-së rrezikon mekanizmat demokratikë

by engel

Drejtori i Institutit Atlas, Agron Demi, ka ngritur shqetësime mbi qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar si tendencë autoritare që rrezikon demokracinë në vend.

Sipas Demit, nëse Vetëvendosjes do t’i jepej mundësia, ajo do të shkelte mekanizmat demokratikë, gjë që ai e përshkroi si “autoritarizëm karikatural”. Ai kujtoi edhe një propozim të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte sugjeruar zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes votave, ide që Demi e cilësoi si në kundërshtim me frymën demokratike dhe Kushtetutën.

banner

Demi paralajmëroi se një mentalitet ku vetëm shumica vendos e kritikon është i rrezikshëm dhe se demokracia nuk nënkupton vetëm qeverisjen e shumicës, por edhe balancën e pushteteve, ku rolin e tyre e kanë mediat, shoqëria civile dhe sektori privat.

Ai shtoi se popullizmi ekstrem dhe ideja që shumica mund të bëjë çfarë të dojë nuk duhet të normalizohen, pasi përbëjnë rrezik serioz për demokracinë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy