Ambasadori britanik përgëzon zgjedhjen e Dimal Bashës: Vullneti politik mundëson kompromisin institucional

by engel

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap domethënës drejt zhbllokimit të institucioneve demokratike.

Në një reagim publik, Hargreaves vlerësoi kompromisin politik të arritur mes partive parlamentare, duke theksuar se ky moment dëshmon se marrëveshja është e mundur kur ekziston vullneti politik.

banner

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur, nëse ekziston vullneti,” shkroi ambasadori britanik.

Ai u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me shpejtësi për të përmbyllur konstituimin e plotë të Kuvendit dhe për të formuar qeverinë e re, duke rikthyer funksionalitetin institucional.

“Nxis partitë e Kosovës që të ndërmarrin hapat e ardhshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re,” përfundoi Hargreaves.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy