Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, sot më 26 gusht, komentoi projektligjin e qeverisë për administratën duke e quajtur “një paçavure të vërtetë”.

“Në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një zhgarravinë të vërtetë”, tha Berisha.

banner

Sipas Berishës, administrata aktuale funksionon mbi bazën e ligjit 90 të vitit 2012, i cili si çdo ligj tjetër mund të amendohet, abrogohet dhe zëvendësohet.Por ai akuzon qeverinë se i ka bërë amendimet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore dhe ato kushtetuese të ndarjes së pushteteve.

“Kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy