Dimal Basha merr drejtimin e Kuvendit: “Ky vend është zemra e demokracisë sonë”

by engel

Dimal Basha është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marrë mbështetjen e nevojshme nga shumica parlamentare. Me këtë votëbesim, ai zë vendin më të lartë në institucionin ligjvënës të vendit.

Pas zgjedhjes, Basha u ngjit në foltore për të mbajtur fjalimin e tij të parë si kryeparlamentar, duke shprehur mirënjohje dhe ndjenjën e përgjegjësisë që e shoqëron këtë detyrë.

banner

“E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj,” tha ai, duke falënderuar veçanërisht Avni Deharin dhe Sala Jasharin për organizimin e seancave.

“Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica, sepse liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përvetësuar.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy