Dreshaj: Bllokada në Kuvend lidhet me mungesën e votave për Qeverinë Kurti

by engel

Situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese po vazhdon të mbetet e pandryshuar. Ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha në emisionin Ditari në Tëvë1 se nuk po sheh gatishmëri nga partitë e mëdha për dialog e kompromis.

Sipas tij, partia në pushtet po vepron me logjikën e imponimit, ndërsa opozita nuk ka një qëndrim unik. Ai përmendi qëndrimet e ndryshme të partive: LDK kërkon marrëveshje politike para votimit, PDK refuzon çdo kandidat të kabinetit qeveritar, ndërsa AAK ka bërë oferta konkrete dhe lëshime, duke ofruar deri në 20 vota.

banner

Dreshaj u shpreh skeptik se afati 30-ditor do të jetë i mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se arsyeja kryesore e bllokadës lidhet me mungesën e mbështetjes parlamentare për Qeverinë Kurti.

“Prapavija e kësaj bllokade është se z. Kurti nuk i ka votat për Qeveri, prandaj po krijohet kjo situatë,” tha Dreshaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy