Gjuriq akuzon Kurtin për presion ndaj serbëve: “Deri në zgjedhje, nuk do të ndalet”

by engel

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të pranuar ankesën e Listës Serbe kundër moscertifikimit nga KQZ, ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar me deklarata të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për “Newsmax Balkans”, Gjuriq ka akuzuar Kurtin për ushtrim presioni sistematik ndaj komunitetit serb dhe Listës Serbe, duke paralajmëruar se tensionet do të vazhdojnë deri në ditën e zgjedhjeve.

banner

Sipas Gjuriqit, vendimi i PZAP-it nuk përbën fundin e sfidave për Listën Serbe, duke pretenduar se Kurti do të përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e serbëve në votime dhe të ushtrojë kontroll mbi institucionet në veri.

Ai ka përmendur edhe incidente të mëparshme, si sulme ndaj kandidatëve dhe djegie të pronave, të cilat i ka lidhur me politikën e qeverisë së Kosovës.

Gjuriq ka theksuar se përpjekjet për të ndaluar regjistrimin e Listës Serbe janë dëshmi e qasjes së Kurtit, duke shtuar se ish-kryetari i Listës, Goran Rakiqi, figuron në listën e kërkimit të Policisë së Kosovës. Ai ka paralajmëruar përndjekje të mëtejshme ndaj kandidatëve serbë për kryetarë komunash.

Në deklaratën e tij, Gjuriq ka cilësuar serbët në Kosovë si “garancia më e fortë për mbijetesën e Serbisë në këtë territor”, duke e quajtur situatën aktuale si rezultat të një “regjimi të aparteidit” që, sipas tij, po zbatohet nga Kurti.

Ai ka njoftuar se këto shqetësime do të paraqiten edhe në takimin e radhës me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, që pritet të zhvillohet sot në Beograd.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy