Talenti i ri i futbollit, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, pavarësisht ftesës që kishte nga Kombëtarja A e Zvicrës.
Avdullahu, i lindur e rritur në Solothurn të Zvicrës me prejardhje nga Kamenica, është 21 vjeç dhe luan si mesfushor defensiv. Këtë verë ai bëri një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Hoffenheim në Gjermani për 8 milionë euro.
Debutimi i tij me Kosovën pritet të ndodhë më 5 shtator, pikërisht kundër Zvicrës – një moment simbolik për futbollistin dhe për tifozët kosovarë.
Vendimin e Avdullahut për të veshur fanellën e Kosovës e ka konfirmuar një ditë më parë edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.