Dështimi i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në skenën politike. As në seancën e së dielës, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasi kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk siguruan shumicën prej 61 votash.
Në një prononcim për Front Online, ish-presidenti i Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kritikoi qasjen e Vetëvendosjes, duke e cilësuar të njëanshme dhe të dëmshme për stabilitetin politik.
Sipas Pacollit, përzgjedhja e kandidatit për kryetar të Kuvendit është bërë pa konsultime serioze me partitë e tjera, gjë që vetëm sa thellon krizën institucionale.
“Seanca tregoi edhe njëherë mungesën e gatishmërisë për dialog dhe kompromis nga ana e Vetëvendosjes. Për një parti që pretendon transparencë dhe demokraci, një qasje e tillë është tendencioze dhe rrezikon stabilitetin politik të vendit,” tha Pacolli.