Lëvizja Ndryshe po vazhdon fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve online kundër Gjykatës Speciale. Deri tani, peticionin e kanë firmosur mbi 11 mijë qytetarë, ndërsa synimi është arritja e 50 mijë nënshkrimeve.
Nëpërmjet këtij peticioni, kërkohet: mbikëqyrje e pavarur e Gjykatës nga Bashkimi Evropian, garanci për gjykim të drejtë, krijimi i një trupi mbikëqyrës në bashkëpunim mes institucioneve të SHBA-së dhe Kosovës, si dhe përjashtimi i dosjeve të BIA-s dhe Qeverisë së Serbisë. Linku për nënshkrimin e peticionit: https://tally.so/r/meXzEq