Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e vullnetit politik në tejkalimin e krizës institucionale që po përballon vendi.
Në një deklaratë për media jashtë Kuvendit të Kosovës, ai tha se kishte pasur një fije shprese në mëngjes për një zgjidhje, por ajo është zbehur për shkak të mungesës së angazhimit nga aktorët politikë.
“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje,” tha Rohde.
Ai paralajmëroi se situata aktuale mund të ketë pasoja serioze për vendin, duke përfshirë rrezikimin e fondeve të jashtme dhe paralizimin e institucioneve demokratike.
“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria,” shtoi ambasadori.

