Uk Lushi: Kur dëshira për të dëshmuar kundër UÇK-së bëhet mision personal – T’i themi gjërat pa dorëza

by engel

Në një kohë kur drejtësia ndërkombëtare përpiqet të zbardhë (nxinë) të kaluarën e Kosovës, zërat që dalin nga shoqëria jonë nuk janë gjithmonë të motivuar nga e vërteta.

Uk Lushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe publicist me qëndrim të palëkundur ndaj dinjitetit të luftës, sjell një reflektim të mprehtë dhe të pakompromis mbi ata që, jo nga nevoja, por nga ambicia, kanë zgjedhur të bëhen pjesë e një procesi që askush nuk ua kërkoi.

banner

Reagimi i Uk Lushit nuk është një akuzë ndaj atyre që u detyruan të dëshmojnë. Është një thirrje kundër atyre që e kërkuan vetë këtë rol, që e shndërruan dëshminë në mision personal, që e përdorën Hagën si platformë për protagonizëm politik. Dhe kur ky protagonizëm vjen nga figura që përfaqësojnë shtetin, heshtja nuk është më neutralitet – është bashkëfajësi.

Me gjuhë të prerë dhe pa dorëza, Lushi na kujton se historia nuk mund të rishkruhet me deklarata televizive, as me shkresa të dërguara me zell në adresë të Prokurorisë Speciale. Sepse lufta nuk ishte e tyre. Dhe e vërteta nuk është pronë e askujt.

Postimi i plotë:

Njoh njerëz që Prokuroria Speciale ka tentuar t’i joshë për t’i bërë dëshimitarë të saj në Gjykatën Speciale. Përfitimet e tyre (personale) do të ishin shumë të mëdha. Njoh njerëz që Prokuroria Speciale i ka frikësuar dhe kërcënuar se do nga të dyshuar do t’i bënte të akuzuar. Pasojat për ta do të ishin të tmerrshme kundër njërez makinerie legale e mbështetur nga miliarda dollarë dhe interesat politike të qeverive të shteteve më të fuqishme në Euro-Amerikë.

Disa nga këta njerëz janë bërë dëshmitarë, por me aq sa ka treguar gjykimi kundër Thaçit et al. dëshmitë e tyre ishin asgjë.

Nuk mund i akuzon njeriu këta njerëz për asgjë. Kanë pranuar të jenë bashkëpunëtorë të Prokurorisë Speciale sepse kanë pasë ose kojtje ose frikë.

Njeriu i mësuar me karakteret njerëzore mund të ndiejë keqardhje për predikamentin ku janë futur apo edhe ku i kanë futur, por këta nuk janë njerëz që mund të të zgjojnë krupën.

Të tillë janë ato dhe ata që publikisht në TV dhe media premtonin apo deklaronin se kanë dërguar apo do të dërgonin shkresa e materiale në Hagë dhe lusnin e i përgjëroheshin Prokurorisë Speciale t’i thirrte “të dëshmonin”. Prokuroria Speciale nuk ua rrasi, por inçizimet publike kanë mbetur.

Disa gjëra duhet të thuhen pa dorëza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy