Aksident tragjik në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën një person

by informim peje

Një person ka ndërruar jetë në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 02:08 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ku tha se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.

banner

Ai po ashtu tha se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit mbetet të dërgohet në IML për obduksion.

“Me datën 27.08.2025 rreth orës 02:08 ne rrugën nacionale Prishtine –Peje në fshatin Korroticë është shkaktuar aksident trafiku. E përfshirë në aksident ka qenë automjeti; Toyota Corolla me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës”, ka thënë Hoxha.

“Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, të cilët kanë marr personin e lënduar dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dal ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë mbetet të dërgohet ne obduksion”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy