Debutim magjik për Sucic: “No-look” si Modric dhe spektakël ndaj Torinos

by informim peje

Ndeshja Inter-Torino nuk solli vetëm fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së Cristian Chivut, por edhe një emër të ri që po bën bujë te zikaltrit: Petar Sucic. Mesfushori 21-vjeçar kroat, i aktivizuar me vazhdimësi gjatë fazës përgatitore, debutoi si titullar në “San Siro” duke mahnitur të gjithë me cilësitë e tij.

Me fantazi, vizion loje dhe teknikë të rafinuar, Sucic tregoi se mund të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Interit. Në minutën e 36-të, ai realizoi një asist spektakolar “no look” për golin e dytë të Thuram, një pasim i cilësuar nga shumë si një “perlë alla Modric”.

banner

Një debutim i ëndërruar, shumë ndryshe nga ai i bashkëkombësit të tij që pak ditë më parë nuk kishte lënë gjurmë në humbjen e Milanit ndaj Cremoneses.

Sucic, i cili prej muajsh kishte marrë rekomandime të forta nga Fabio Cannavaro nuk ndaloi vetëm te asistimi. Me një lojë të sigurt, lëvizje inteligjente dhe shpërthime fantazie, ai u shndërrua në protagonistin e vërtetë të mbrëmjes në Milano.

Me aftësinë për të luajtur si regjisor apo lidhës mes reparteve, Sucic ka dërguar një sinjal të qartë për Chivun: është gati të bëhet një mesfushor i gjithanshëm, ashtu si idhulli i tij Luka Modric.

Me këto paraqitje, duket se Interi ka gjetur një diamant të ri për mesfushën, ndërsa Sucic tashmë shihet si një element që do të ketë gjithnjë e më shumë peshë në sezonin e zikaltrëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy