Dollenberg: Shqiptarët abuzojnë me antibiotikët, përdorimi i pakontrolluar shkakton dëme të mëdha

by informim peje

Mjekja Aurora Dollenberg ka thënë se në barnatoret shqiptare pacientët mund të blejnë antibiotikë edhe vetë, pa recetën e mjekut.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se kjo mënyrë funksionimi është në të keq të njerëzve. Sipas saj, ka një abuzim të lartë me përdorimin e antibiotikëve dhe kjo mund të çojë në komplikime vdekjeprurëse.

banner

“Kemi një kulturë shqiptare dhe një mentalitet që është pak mendjelehtë kur bëhet fjalë për përdorimin e antibiotikëve. Gjithmonë ka qenë në kulturën tonë, mund ta quajmë si popull, që kur kemi një infeksion të rëndë dhe një temperaturë të lartë, tentojmë shumë shpejt të shkojmë drejt antibiotikut, duke anashkaluar kontrollin te mjeku i familjes”.

“Duke qenë se edhe farmacitë tona në dy dekadat e fundit nuk kanë pasur atë kontroll apo atë hierarki — njëherë mjeku dhe pastaj farmacisti — kur bëhet fjalë për rekomandimin e antibiotikut me recetë. Sistemi ynë shëndetësor është shumë abuziv kur bëhet fjalë për përdorimin e antibiotikëve, jo vetëm për përdorimin e shpeshtë, por edhe për përdorim të gabuar, sepse vetë pacientët nuk mund të bëhen mjekë, dhe as farmacisti nuk mund të kalojë kompetencat e mjekut,” ka thënë Dollenberg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy