Presidenti kroat bën thirrje për njohjen e Palestinës dhe dënon sulmet izraelite në Gaza

by informim peje

Presidenti kroat Zoran Milanoviç dënoi ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç për të filluar procedurat parlamentare për njohjen e Palestinës.

Në takimin me ministrin e Jashtëm palestinez Varsen Aghabekian sot në Zagreb, Milanoviç dënoi “sulmet brutale të kryera nga ushtria izraelite kundër civilëve në Gaza për muaj të tërë, dhe veçanërisht në ditët e fundit”.

banner

Një pushtim ushtarak i Gazës nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E vetmja zgjidhje për krizën e Gazës është një zgjidhje me dy shtete”, theksoi ai.

“Kroacia duhet ta njohë Palestinën si një hap drejt përfundimit të luftës dhe katastrofës humanitare në Gaza. Njohja e të drejtës së popullit palestinez për të pasur shtetin e vet është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha presidenti kroat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy