RTK për përjashtimin disa gazetarëve nga moderimi: “Avancim programor dhe rritje cilësie – nuk do të tolerojmë më”

by engel

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të disa gazetarëve që pretendojnë se janë përjashtuar arbitrarisht nga roli i moderatorit në disa emisione. Sipas RTK-së, këto ndryshime janë pjesë e një faze të re të avancimit programor dhe organizativ, me synim përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes në të gjitha platformat, veçanërisht në kanalin informativ RTK3.

Në deklaratën e menaxhmentit thuhet se riorganizimet janë vendime menaxheriale, pa karakter ndëshkues apo disiplinor, dhe se kontratat e punës së redaktorëve mbeten të paprekura. RTK sqaroi se roli i redaktorëve lidhet me redaktim dhe mbikëqyrje editoriale, jo me moderim, ndaj lirimi nga ky funksion është në përputhje me kontratat dhe rregulloret e brendshme.

banner

Institucioni publik mohoi akuzat për censurë apo ndërhyrje në lirinë profesionale, duke theksuar se redaktorët vazhdojnë të gëzojnë liri të plotë editoriale dhe të paraqiten publikisht në programet e RTK-së si asnjëherë më parë.

Menaxhmenti paralajmëroi se nuk do të tolerojë deklarata politike apo ofenduese në rrjete sociale nga punonjësit e RTK-së, veçanërisht në kontekstin e vështirësive financiare që po kalon institucioni. Çdo deklarim i pabazuar në fakte, që dëmton integritetin e RTK-së, do të trajtohet sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi.

RTK ritheksoi përkushtimin ndaj transparencës, pavarësisë editoriale dhe ofrimit të përmbajtjes cilësore për qytetarët e Kosovës, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve për të punuar pa ndërhyrje.

Në anën tjetër, gazetarja Blerta Foniqi-Kabashi, e cila së fundmi pati një debat të nxehtë me deputeten Fitore Pacolli, deklaroi se ajo dhe disa kolegë të saj janë njoftuar në mënyrë të paparalajmëruar për përjashtimin nga moderimi i emisioneve. Ajo e cilësoi këtë veprim si alarm për censurë në televizionin publik dhe paralajmëroi ndjekje ligjore së bashku me kolegët Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami.

Foniqi-Kabashi akuzoi menaxhmentin për ndërhyrje të paligjshme në skemën programore, duke përmendur heqjen e emisioneve informative pas intervistave me përfaqësues të partisë në pushtet. Ajo theksoi se ndryshimet në skemë mund të bëhen vetëm nga Bordi, i cili aktualisht mungon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy