Trump kërkon kërkon të ngritet akuza ndaj George dhe Alexander Soros: “Po veprojnë si organizatë kriminale”

by engel

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër George Sorosin dhe djalin e tij, Alexander Soros, duke kërkuar ndjekje penale ndaj tyre.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump u bëri thirrje autoriteteve të drejtësisë në SHBA që të akuzojnë dyshën mbi bazën e Aktit RICO – ligj i përdorur për ndjekjen e organizatave kriminale.

banner

Sipas tij, Sorosët kanë mbështetur protesta të dhunshme dhe aktivitete që përbëjnë rrezik për vendin.

“George Soros dhe djali i tij ekstremist i majtë duhet të ndiqen penalisht sipas Aktit RICO, për përfshirjen në protesta të dhunshme dhe shumë më tepër anembanë vendit”, shkroi Trump, duke i cilësuar ata si “psikopatë” dhe duke paralajmëruar mbështetësit e tyre në Bregun Perëndimor: “Kujdes, ju kemi në sy!”.

Ai shtoi se “nuk do të lejojmë që këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë asaj mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë e lirë”.

George Soros, 95 vjeç, i mbijetuar i Holokaustit, pasurinë e krijuar në vitet ’70 dhe ’80 e ka investuar në Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, që mbështesin projekte demokratike e filantropike në mbarë botën. Që prej vitit 2023, drejtimin e tyre e ka marrë djali i tij, Alexander Soros.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy