Deklaratat e Dimal Bashës nxisin reagim – OVL e UÇK-së thërret konferencë për media

by informim peje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka thirrur një konferencë për media.

E njëjta do të mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në selinë e organizatës në Prishtinë.

banner

Njoftimi për konferencën vjen vetëm një ditë pas publikimit të një punimi nga Dimal Basha, në të cilin thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga rrjete të trafikut të drogës.

Ky pretendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik dhe në radhët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët e kanë cilësuar si fyes dhe të pavërtetë këtë përshkrim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy