Dimal Basha akuzon mediat se po furnizohen nga burime të Beogradit për ta sulmuar atë dhe kolegët e tij

by engel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve mediatike që e kanë vënë në qendër të kritikave, duke akuzuar disa gazetarë dhe portale për përdorimin e burimeve nga mediat e Beogradit zyrtar për ta sulmuar personalisht.

Në një deklaratë të gjatë, Basha ka theksuar se për gjashtë vite me radhë është përballur me fyerje dhe sulme të vazhdueshme, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë vetëm ndaj tij, por edhe ndaj figurave të tjera politike, përfshirë zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

banner

Ai ka rikujtuar se Rugova është quajtur “tradhtar” nga të njëjtat burime, ndërsa kryeministri aktual, Albin Kurti, është etiketuar si “njeri i Serbisë”.

Basha ka paralajmëruar se nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve, duke i cilësuar si pjesë të një propagande të strukturuar që, sipas tij, ka lobuar edhe për ndarjen e Kosovës dhe ka kontribuar në krijimin e Listës Serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy