Drita udhëton në Luksemburg për të shkruar historinë evropiane, sonte përballet me Differdang

by Nexhat

Kampionia e Kosovës, Drita, sonte do të kërkojë të shkruajë historinë në futbollin evropian. Skuadra gjilanase zhvillon në Luksemburg ndeshjen e dytë të play-offit të UEFA Conference League ndaj Differdange.

Drita ka udhëtuar në Luksemburg me epërsi minimale, por të rëndësishme, pas fitores 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

banner

Ndeshja e sotme nis në orën 20:00 dhe do të përcaktojë nëse Drita për herë të parë do të arrijë në fazën e grupeve të kësaj gare të UEFA-s.

Rikujtojmë se skuadra e Zekirija Ramadanit, në fillim të verës, e mposhti në dy ndeshje kampionin e Luksemburgut, në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy