Një përleshje mes dy grupeve në Lipjan ka rezultuar me katër persona të lënduar.
Sipas Policisë, gjatë incidentit është përdorur edhe një mjet i mprehtë – thikë.
Katër të dyshuar janë arrestuar, ndërsa tre nga të lënduarit janë liruar pas trajtimit mjekësor.
Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.