Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Do të ishte mirë të bëhet pjesë e zhbllokimit, e kam lut me bo qeverinë e ish-opozitës

by Nexhat

Kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka adresuar deklaratat e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikur, pasi ky i fundit i cilësoi si ‘’gabim trashanik’’ votat e PDK dhe AAK për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit

Krasniqi ka thënë se do të ishte mirë që Abdixhiku dhe partia që ky i fundit drejton të bëhen pjesë e zhbllokimit.

banner

‘‘Partitë politike funksionojnë ndamas. E mira kish me qenë edhe zoti Abdixhiku edhe LDK me qenë pjesë e zgjidhjes edhe pjesë e zhbllokimit’’, ka thënë ai.

Tutje, i pari i PDK-së ka përmendur si mundësi të mirë lutjen që ai ia ka bërë Abdixhikut për krijimin e një qeverie të ish-opozitës.

Krasniqi ka thënë se nëse kjo do të ndodhte atëherë pagat e pensionet do të rriteshin dhe se bizneset s’do të përballeshin me rritje të tarifave të energjisë.   

‘‘Një mundësi ideale e kemi pas prej 10 shkurtit, të cilin e kom lut ‘’hajde e bojmë qeverinë e ish opozitës’. Deri tash ju garantojë që e kishit pas Bedri Hamzën kryeministër, dhe katër muajt e fundit i kishin pas qytetarët pagat e rrituna, pensionet e rrituna, nuk kish pas shanse me u rritë tarifat e energjisë 300% për bizneset, edhe shumë prej probleme tjera ishin zgjidh deri tash. Vendimet e partive politike janë individuale, por pastaj edhe përgjegjësia ndaj qytetarëve është individuale apo edhe grupore’’, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy