Kush është ambasadorja e re ukrainase në SHBA?

by informim peje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dekretuar më 27 gusht emërimin e Olha Stefanishynas si ambasadore të re të vendit në Shtetet e Bashkuara.

Ajo pason në këtë detyrë Oksana Markarovën, e cila mbajti postin për rreth gjashtë vite.

banner

Stefanishyna, e njohur për rolin e saj si zëvendëskryeministre për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik, si dhe për një periudhë si ministre e Drejtësisë, cilësohet një nga figurat më të angazhuara në procesin e afrimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Me përvojën e saj, ajo pritet të forcojë linjën diplomatike në një nga partneritetet më të rëndësishme strategjike për Kievin.

Në dekretimin e tij, Zelensky theksoi se ambasadorja e re ka detyrë të ringjallë punën e Ambasadës në Washington dhe të zbatojë në mënyrë të plotë marrëveshjet e arritura me Shtetet e Bashkuara, përfshirë ato në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit për dronët.

“Roli i saj do të jetë kyç në sigurimin e mbështetjes afatgjatë për Ukrainën dhe në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të,” u shpreh Zelensky.

Ndërkohë, ai falënderoi edhe ambasadoren në largim, Oksana Markarova, duke theksuar se kontributi i saj në përballimin e viteve më të vështira të vendit ishte vendimtar dhe duke e ftuar të mbetet pjesë e trupës diplomatike ukrainase.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy