Lista Serbe: Po votohet në kundërshtim me rregullat, Kurti po e shtyn të preferuarin e tij për postin e nënkryetarit

by Nexhat

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, publikoi në profilin e tij në Instagram një video nga seanca e Kuvendit dhe tha se “po vazhdon votimi në kundërshtim me rregullat, për ta futur (Nenad) Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit”.

“Po shkelen të gjitha rregullat, po shkelen të drejtat e popullit serb, dhe Rashiq në këtë po merr pjesë drejtpërdrejt bashkë me Vetëvendosjen në pushtet. Kurti po e shtyn të preferuarin e tij në postin e nënkryetarit”, tha Simiq.

banner

Lista Serbe, përndryshe, nuk merr pjesë në votim.

Sipas Rregullores së Kuvendit, kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti. Rashiq nuk e ka mbështetjen e Listës Serbe./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy