Kryetari Imri Ahmeti vazhdon me intensitet të lartë takimet me elektoratin, duke dëshmuar një angazhim të pandalshëm në prag të zgjedhjeve lokale. Kësaj radhe, vëmendja e tij ishte e përqendruar tek rinia e fshatit Magurë, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të hapur.
Në një takim të ngrohtë dhe mobilizues, të rinj nga Magura shprehën vullnetin për t’u bashkuar me vizionin e kryetarit Ahmeti, duke e cilësuar atë si figurën që përfaqëson stabilitetin, zhvillimin dhe përfshirjen rinore në vendimmarrje.
“Rrugëtimi ynë është i përbashkët. Rinia është shtylla e fitores sonë,” u shpreh Ahmeti, duke falënderuar të rinjtë për përkushtimin dhe besimin e treguar.
Ky takim vjen si pjesë e një serie aktivitetesh që po zhvillohen në terren, ku mbështetja për kryetarin aktual po rritet ndjeshëm. Sipas zërave nga baza, fitorja e Ahmetit duket gjithnjë e më e sigurt – madje pa nevojën e një balotazhi.


