Ukraina “notë proteste” Hungarisë, Zelenski: Po na fajësojnë për luftën, nuk mbajnë qëndrim të drejtë ndaj nesh

by informim peje

Një përplasje diplomatike ka ndodhur mes Kievit dhe Budapestit, pas vendimit të Hungarisë për të mos lejuar komandantin ukrainas të forcave ushtarake të dronëve, një hungarez etnik të futet në territorin e saj.

Kjo ka shkaktuar zemëratë tek krerët e lartë ukrainas, ku presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë se po fajëson Ukrainën për luftën, ndërsa sipas tij, Budapesti nuk ka komentuar mbi sulmin e Rusisë në Kiev gjatë natës, i cili ka vrarë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve.

banner

“Tani, ndërsa populli ynë po përballet me pasojat e një prej sulmeve terroriste ruse në shkallë të gjerë, shohim një tjetër përpjekje nga zyrtarët hungarezë për ta portretizuar të zezën si të bardhë dhe për t’ia hedhur fajin për luftën e vazhdueshme Ukrainës”, tha Zelenskyy në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, ende nuk ka pasur një reagim të drejtë nga Hungaria ndaj një sjelljeje të tillë nga Rusia.

“As nuk është shprehur asnjë keqardhje për vdekjen e njerëzve tanë.”

Ai shtoi se ka “udhëzuar” Ministrinë e Punëve të Jashtme që të “sqarojë të gjitha faktet dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat”.

Nga ana e saj, ministria e jashtme e Ukrainës ka njoftuar se ambasadorit hungarez iu dorëzua një notë proteste në përgjigje të diskriminimit të Hungarisë ndaj pakicës hungareze në Ukrainë, veçanërisht kundër komandantit të forcave ukrainase të dronëve, me origjinë hungareze, të cilit iu ndalua hyrja në vendin e paraardhësve të tij, Robert Brovdi.

Ukraina thotë se ky akt është shenjë hakmarrjeje nga Hungaria për sulmet e Kievit ndaj tubacionit Druzhba që furnizon vendin me naftë ruse.

Ajo i ka kërkuar Hungarisë të përmbahet nga veprime të mëtejshme armiqësore dhe në vend të kësaj të angazhohet në dialog konstruktiv, për të cilin Ukraina mbetet e gatshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy