Vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës – duhet të zgjedhet nënkryetari nga komunitetit Serb

by engel

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot punimet për finalizimin e konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Edhe pse Dimal Basha tashmë është zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe kandidatët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku e Kujtim Shala siguruan votat për postet e nënkryetarëve, institucionin ende e mban peng zgjedhja e përfaqësuesit nga komuniteti serb.

banner

Kandidatët e propozuar nga ky komunitet nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme, ndërsa deputeti Nenad Rashiq ka shprehur pritshmëri se do të marrë mbi 61 vota për të përfaqësuar komunitetin serb në këtë pozitë.

Seanca e radhës për këtë çështje është thirrur të nisë në orën 11:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy