Zgjedhjet Lokale 2025: Shorti për renditjen e partive më 3 ose 4 shtator, fushata nis më 13 shtator

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se ky proces do të zhvillohet më 3 ose 4 shtator 2025, sipas planifikimit të institucionit.

banner

“Sipas planit të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale do të bëhet më 3 ose 4 shtator. Data dhe ora e saktë do të bëhen publike me kohë,” deklaroi Elezi.

Ai theksoi se shorti do të organizohet me transparencë të plotë dhe në praninë e përfaqësuesve të partive të certifikuara për garë.

Ndërkohë, Elezi bëri të ditur edhe datën e nisjes së fushatës zgjedhore: ajo do të fillojë më 13 shtator dhe do të zgjasë deri më 12 tetor, në orën 06:59, një ditë para zgjedhjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy