Chelsea planifikon transferimin e yllit anglez si përforcim të mundshëm për sezonin e ardhshëm

by Nexhat

Chelsea thuhet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Crystal Palace, Adam Wharton, por e shohin atë si një objektiv afatgjatë. 

Sipas Alex Crook nga TalkSport, ‘Blutë e Londrës’ e kanë përfshirë Ëharton në listën e tyre të synimeve afatgjata, gjë që e bën të pamundur një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator. 

banner

Mesfushori 23-vjeçar besohet se ka vendosur të qëndrojë edhe një sezon tjetër në jug të Londrës. 

Më herët këtë verë, raportimet sugjeronin se Liverpool ishte favorit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez

‘Të Kuqtë’ pritet të formalizojnë interesimin e tyre me një ofertë gjatë verës së vitit 2026. 

Në javët e fundit, mediat spanjolle kanë përmendur mundësinë e një transferimi të tij te Real Madrid, duke rritur spekulimet rreth të ardhmes së tij. 

Vlera e Wharton mund të rritet më tej, pasi ai është thirrur në skuadrën e Anglisë nga Thomas Tuchel për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Serbisë. 

Që nga ardhja e tij te ‘Selhurst Park’, në një periudhë prej vetëm 18 muajsh, ai është shndërruar në një lojtar kyç për ekipin fitues të FA Cup të drejtuar nga Oliver Glasner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy