Duke tentuar ta mbrojë Bashën, Armend Muja komisionin për dokumentimin e krimeve të Serbisë e paraqet sikur është themeluar për krime të pasluftës

by informim peje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke tentuar ta mbrojë kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Bashën, për punimin e tij skandaloz kundër UÇK-së, i është kthyer së kaluarës, duke pretenduar se kundër UÇK-së kanë punuar LDK e PDK.

Ai për këtë ka përdorur një dokument të vitit 1998, kur kryesia e LDK-së kishte formuar komision për hulumtimin e krimeve nga regjimi serb.

banner

“Kur jemi te UÇK, Dimali doli dhe kallxoi të vërtetën e atij punimi, edhe profesoresha, autorja tregoi që ai është përgjegjës veç për Kapitullin 3 që s’ka lidhje me UÇK-në. Por, kur jemi te UÇK, t’i kujtojmë disa gjëra që ta kapim çështjen në thelb: 1. A ju kujtohet kur LDK themeloi grupin për hetimin e krimeve të pasluftës me në krye Eqerem Kryeziun? 2. A ju kujtohet kur PDK e LDK krijuan Specialen? 3. A ju kujtohet kur Enver Hoxhaj kishte thënë se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi? 4. Besoj, ju kujtohet edhe kur Presidenti i shtetit vizitonte pllakat e të vrarëve serbë në të cilat shkruante se ishin vrarë nga terroristët shqiptarë, pra UÇK, në Gorazhdec të Pejës dhe Grackë të Lipjanit.”, thuhet në postimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy