Edon Zhegrova ndryshon mendje, qëndron në Francë, por jo te Lille

by Nexhat

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se ka arritur marrëveshje totale me Olympique Marseille për një kontratë pesëvjeçare.

Gjërat po trazohen seriozisht për të ardhmen e Edon Zhegrovës.

banner

26-vjeçar kosovar, i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventusi, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas Footmercato, numri 23 i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Zhegrovën që i ka dhënë përparësi gjigantit francez ndaj Juventusit

Marseille thuhet se tani duhet të arrijë një marrëveshje me Lille për të përfunduar transferimin

“U arrit marrëveshja e plotë midis Olympique Marseille dhe Edon Zhegrovës. Kontratë deri më qershor 2030”.

“Zhegrova zgjodhi OM pavarësisht interesit nga Juventusi”, ka shkruar gazetari i njohur Santi Aouna në profilin e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy