FSK njofton për ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” – lëvizje të konvojeve drejt Gjakovës

by engel

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 5 shtator 2025 do të zhvillojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin operativ të Regjimentit të Tretë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

banner

FSK ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për lëvizjet e automjeteve dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij ushtrimi, duke theksuar se të gjitha operacionet janë pjesë e planifikimit të rregullt dhe nuk paraqesin ndonjë shqetësim për sigurinë publike.

Ky ushtrim synon të testojë kapacitetet taktike dhe logjistike të Regjimentit të Tretë, si dhe të përforcojë gatishmërinë operacionale të njësive të FSK-së në terren.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy